Home / Bota / Vala e tretë e COVID izolon Gjermaninë, ashpërsohen masat

Vala e tretë e COVID izolon Gjermaninë, ashpërsohen masat

Frika e një vale të tretë të koronavirusit ka hedhur rrënjë fort në Gjermani. Instituti i shëndetit publik, Robert Koch paralajmëroi se vendi mund të përballet me 100,000 infektime nëse situata nuk vihet nën kontroll, e kjo duke nisur nga kufiri me Francën.

“Pandemia në Gjermani po shpërthen më shpejt nga sa mendohej”, pohojnë ekspertët. Për këtë arsye është vendosur që në kufi të ashpërsohen kontrollet e po ashtu, që nga dita e martë, personave që mbërrijnë atje me avion do tu kërkohën të paraqesin një test negativ të koronavirusit.

Në Gjermani, numri i rasteve të reja ka mbërritur në 20,000 në ditë, e kjo sipas ministri gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn mund të sjellë rrezikun e mbingarkimit të sistemit shëndetësor në muajin prill”. Gjermania është një prej vendeve të Bashkimit Europian, ku numri i të infektuarve me koronavirus është rritur shpejt këtë javë.

Shkalla e vaksinimit kundër Covid-19 në Europë vazhdon të mbetet e ulët për shkak të vonesave në dorezimin e vaksinave. Në Gjermani, rreth 10 për qind e të rriturve kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Spahn i bëri thirrje gjermanëve që të mos udhëtojnë për Festën e Pashkëve dhe të minimizojnë kontaktet e tyre me njerëzit tjerë.

Check Also

Përleshje masive në Jerusalemin Lindor, mbi 100 persona të plagosur

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =