Home / Bota / Vala e dytë e Covid nuk pret/Rriten frikshëm rastet në Spanjë, Francë dhe shumë shtete të tjera

Vala e dytë e Covid nuk pret/Rriten frikshëm rastet në Spanjë, Francë dhe shumë shtete të tjera

Vala e dytë e koronavirusit nuk priti vjeshtën. Ajo ka goditur Amerikën që nga Teksasi, Florida e deri në Kaliforni. Këto shtete po diagnostikojnë mbi 2 mijë raste në ditë.

Edhe në Europë kanë shpërthyer vatra të nxehta. Në Gjermani u hapën 41 shkolla dhe kjo solli rritjen e rasteve të reja.

Në Spanjë duket se pushimet dhe plazhi ndikuan në rritjen e shpejtë të rasteve.

Edhe Italia është në frikën e rikthimit. Sot u raportuan mbi 900 të infektuar të rinj.

Greqia raportoi mbi 250 raste të reja sot dhe numri i viktimave rritet dita ditës.

Parisi dhe Marseja konsiderohen zonë e kuqe. Ekspertët e huaj janë të bindur se virusi ka shpërthyer dhe kjo është vala e dytë.

Check Also

VIDEO/ Terror në Brazil, banda e armatosur merr nën kontroll qytetin dhe grabisin një bankë

Dhjetëra persona të armatosur kanë marrë nën kontroll mbrëmë qytetin Krisium në jug të Brazilit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =