Home / Bota / Vala e dytë e COVID-19/ Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Vala e dytë e COVID-19/ Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti spanjoll votoi sot për të vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për gjashtë muaj.

Kjo do t’u japë autoriteteve lokale kompetenca shtesë për të kontrolluar valën e dytë të koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të mbetet në fuqi deri më 9 maj, raporton Reuters.

Spanja është një nga vatrat më të mëdha të koronavirusit në Evropë, me më shumë se 1.1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 35,000 vdekje.

“Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas muajsh përpjekjesh dhe sakrificash dhe se ata nuk mund të bëjnë atë që bënë më parë – të përqafojnë familjen dhe miqtë. Por nuk është koha për të lehtësuar masat, kemi javë dhe muaj shumë të vështirë para nesh,” tha ministri i Shëndetësisë Salvador Ilya.

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − three =