Home / Bota / Vala e COVID-19/ Nga mbajtja e maskës, deri tek qarkullimi me orar, Greqia po shkon drejt mbylljes së dytë

Vala e COVID-19/ Nga mbajtja e maskës, deri tek qarkullimi me orar, Greqia po shkon drejt mbylljes së dytë

Nga sot, në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese për zonat “portokalli” dhe “të kuqe”.

Masat e “shansit të fundit”, siç karakterizohen nga një pjesë e komunitetit shkencor, vijnë pas përhapjes së shpejtë të virusit në pjesë të ndryshme të Greqisë dhe shqetësimit të fortë të ekspertëve për një numër katër shifror të rasteve.

Dy masat e reja të njoftuara nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kanë të bëjnë me zonat “e kuqe” dhe “portokalli” dhe janë: përdorimi i detyrueshëm maskës kudo dhe ndalimi i lëvizjes nga mesnata deri në 05:00.

Javët e ardhshme konsiderohen veçanërisht kritike për pandeminë, pasi mbajtja e rasteve në nivele të larta tre-shifrore (841 të Premten) pritet të rrisë më tej presionin mbi spitalet e vendit.
Masat e reja zbatohen për njësitë rajonale të përfshira në Kartën e Shëndetit dhe Sigurisë për infeksionin COVID-19, në nivelin 3 (Rritja e Mbikëqyrjes) dhe niveli 4 (Rritja e Rrezikut).
Niveli 4 (Rreziku i rritur) përfshin komunat e Kastoria, Kozani, ndërsa në mesin e njësive rajonale të vendosura në nivelin 3, (Mbikëqyrja e rritur) është rajoni i Atikës dhe Selanikut.
Ndërkohë, do të mund të lëvizin ka kufizime vetëm gazetarët dhe njerëzit e medias si dhe punonjësit e sektorit privat.

Check Also

Gjermania, të pavaksinuarve do iu ndalohet hyrja në restorante dhe në shkolla

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, parashikon masa të reja: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =