Home / Bota / Vaksinoi gjysmën e popullsisë në pak kohë, cili është shteti i parë që i rikthehet normalitetit

Vaksinoi gjysmën e popullsisë në pak kohë, cili është shteti i parë që i rikthehet normalitetit

Izraeli do të lehtësojë masat kufizuese të izolimit pasi studimet atje zbulojnë se vaksina Pfizer-BioNTech është 95.8 për qind efektive në parandalimin e shtrimeve në spital si dhe parandalimin e vdekjeve.

Sipas BBC, nga e diela, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë mund të hapen, por kërkohet ende respektimi i distancimit shoqëror dhe vendosja e maskave.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është faza e parë e kthimit në normalitet.

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49 për qind e njerëzve janë vaksinuar me së paku një dozë.

Vendi hyri në bllokimin e tij të tretë më 27 dhjetor pas një “ringjallje” të rasteve me virus.

Nën masat lehtësuese, njerëzit tani mund të frekuentojnë qendrat tregtare dhe atraksionet turistike sikurse kopshtet zoologjike.

Një numër objektesh të reja tani mund të rihapen përfshirë palestrat, hotelet dhe sinagogat. Sidoqoftë ato kërkojnë një “pasaportë të gjelbër”, një certifikatë që mund të merret vetëm pasi të jeni vaksinuar. Një numër i vogël i njerëzve që janë rikuperuar nga virusi dhe që nuk mund të vaksinohen aktualisht, gjithashtu mund ta marrin certifikatën.

Tubimi i njerëzve sikurse në koncerte apo edhe në ngjarje sportive do të jetë me numër të kufizuar.

Check Also

Tre vendimet që e bënë Çekinë një “dështim pandemik”

Në hartën epidemiologjike të botës, Çekia shfaqet fillimisht si një ishull të cilin sëmundja nuk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 3 =