Home / Aktualitet / Vaksinohet kundër koronavirusit gruaja më e vjetër në botë

Vaksinohet kundër koronavirusit gruaja më e vjetër në botë

Teksa po përballet me një valë të re të pandemisë, India vijon procesin e vaksinimit kundër kroronavirusit, ku prioritet kanë moshat e treta.

Ditën e sotme, është vaksinuar edhe një 124-vjeçare e quajtur Rehtee Begum, dhe besohet se është njeriu më i vjetër në botë,  shkruan New Delhi Televison Ltd.

Begum rezulton të jetë shtatë vite më e vjetër se japonezja, Kane Tanaka, e cila aktualisht njihet si gruaja më e vjetër në botë.

Gjyshja indiane u tregoi banorëve të zonës një kartelë lindje, ku pasqyrohet se ajo është 124 vjeç. Gjithsesi nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar ose vërtetim të moshës së gruas pasi nuk kishte prova të siguruara nga gruaja ose familja e saj.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 13 =