Home / Aktualitet / Vaksinimi masiv, Rama viziton sheshin Skënderbej: Kënaqësia më e madhe që nga hyrja në politikë është …

Vaksinimi masiv, Rama viziton sheshin Skënderbej: Kënaqësia më e madhe që nga hyrja në politikë është …

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme sheshin Skënderbej, ku ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër Covid-19.

Duke folur për median nga sheshi Skënderbej, Kryeministri Rama ka deklaruar se cclirimi i të moshuarve nga stresi i pandemisë është ndoshta kënaqësia më e madhe që ai ka marrë që kur ka hyrë në politikë.

Rama ka folur dhe për data në lidhje me përmbylljen e procesit të vaksinimit të të gjithë popullsisë, që sipas kryeministrit do të përfundojë deri në pranverën e ardhshme.

“Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i goditjeve që i bëhet zinxhiri i infektimeve. Jam i bindur se deri në pranverën e ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë, por besoj dhe më para. Njerëzit janë të lirë të vendosin nëse duan të vaksinohen apo jo. Sicc e patë dhe këtu, ata ndihen më të ccliruar psikologjikisht. Sidomos të moshuarit, jeta e të cilëve është shtrënguar më së shumti. Cclirimi i tyre nga ky stres është ndoshta kënaqësia më e madhe që kam marrë që kur kam hyrë në politikë,” përfundoi Rama.

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + nineteen =