Home / Aktualitet / ‘Vaksinat kineze të vdesin’, shpërthen Rama në Kavajë: Të vjen të puthësh Dash Shehin në buzë…

‘Vaksinat kineze të vdesin’, shpërthen Rama në Kavajë: Të vjen të puthësh Dash Shehin në buzë…

Kryeministri Edi Rama ka folur për akuzat e hedhura për vaksinat kineze se shkakton vdekjen.

Rama ka reaguar nga Kavaja me tone të ashpra duke thënë se askush nuk do e ndalë procesin e vaksinimit dhe për akuzat ndaj vaksinave, thotë se “kur dëgjon këta është të kërkosh Dash Shehin për ta puthur në buzë”.

Për këtë i referohet deklaratave të Sali Berishës dhe Petrit Vasilit.

‘Kur kemi mundësi t’jua japim armën që e asgjëson këtë armik, këta dy sharlatanë dalin e thonë se vaksinat janë vdekjeprurëse, thonë që vaksina kineze i vdes këta që janë mbi 60 vjec e ku di unë cfarë fantazish, mendjesh të shturura. Të keqen e Dash Shehit, kur dëgjon këta është të kërkosh Dash Shehin për ta puthur në buzë.

Këta janë personazhe që në kushte normale janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar. Për të na bllokuar, goditur e rrëzuar, janë të lumtur të shikojnë shqiptarë që vdesin nga Covidi dhe sapo dicka merr për mbarë, tërbohen, luajnë mendsh dhe arrijnë deri në këto tmerre.

Lajmi i mirë është se gjyshet dhe gjyshërit s’po pyesin për bindjet që kanë dhe po shkojnë të vaksinohen dhe deshën, s’deshën këta, Shqipëria sado përpiqen ta tregojnë që është vendi ku vetëm merret fryma, ka filluar të buzëqeshë.Do vaksinojmë stafet e hoteleve që të presin turistë. Duan s’duan, do vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe nuk do ndërpresim vaksinimin se do Luli. Këta nuk do marrin pushtetin, por Noc Rrokun më 25 prill.’-tha Rama.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − two =