Home / Kryesore / Vaksina nuk na mbron nga Covid/ Këshilla e ekspertëve: Hani ushqimet e duhura për të forcuar imunitetin

Vaksina nuk na mbron nga Covid/ Këshilla e ekspertëve: Hani ushqimet e duhura për të forcuar imunitetin

Me afrimin e vjeshtës, vaksina që mbron nga virusi i gripit, është parashikuar të ofrohet falas për grupet vulnerabël. Kjo masë është menduar nga ministria e Shëndetësisë, si një mundësi mbrojtjeje nga Covid-19 por a na mbron vërtet vaksina e gripit nga koronavirusi?

I pyetur nga gazeta “Shqip” epidemiologu Alban Ylli tha se vaksina e gripit na mbron nga virusi i gripit jo nga covid, por duke qenë se në nëntor pritet qarkullimi i gripit, mbivendosja e dy viruseve do të rrezikonte seriozisht jetën e pacientëve kronikë, që janë më të prekurit nga viruset.

Ministria e Shëndetësisë po mendon të mbulojë me vaksinim edhe personelin shëndetësor, por çfarë ka ndodhur deri më tani me vaksinën e gripit?
Mjekë të familjes apo mjekë pediatër, ndër vite kanë refuzuar ta rekomandojnë kryerjen e vaksinës antigrip, nmegjithë udhëzimet nga autoritetet e larta shëndetësore. Sipas tyre, në shumicën e rasteve, personat që kanë kryer vaksinën e gripit, jo vetëm që janë prekur nga virusi por e kanë kaluar atë me simptoma mjaft të rënda.

Pse po nxiton Ministria e Shëndetësisë të kryejë vaksinimin në një kohë që edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se as vaksina anticovid nuk do të ofrojë mbrojtje të sigurt nga koronavirusi.

Kredo politike apo përpjekje për të minimizuar pasojat e covid, një gjë dihet e sigurt që koronavirusi nuk do të mund të shmanget me vaksinën antigrip.

Epidemiologu Ylli thotë qartë për “Shqip” se nuk mbron nga Covid-19. Ndërsa të tjerë ekspertë vënë theksin tek masat e tjera që duhet të merren me qëllim që kategoritë vulnerabël të kenë akses në medikamentet që duhet të përdorin për të rritur e forcuar sistemin imunitar.

“Personat në rrisk për t’u prekur nga Covid-19, apo gripi kanë nevojë për vitamino-terapi të cilat nëse blihen prej tyre do ti kushtojnë shumë buxhetit të një familjeje me të ardhura të mesme,
Përvec kësaj, sistemi imunitar forcohet me një regjim ushqimor të pasur me proteina e vitamina por dihet se grupet vulnerabël sic janë pacientët kronikë, të moshuarit nuk kanë mundësi financiare të përballojnë këtë kosto të lartë për ushqim specific. Këtu duhet të ndërhyjnë autoritetet shëndetësore”, thonë burimet për “Shqip”./Gazeta Shqip/

Check Also

Spanja po përballet me valën e dytë të COVID-19, 241 të vdekur në 24 orët e fundit

Ditët e fundit Europa po përballet me një rritje e lartë të rasteve të reja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 13 =