Home / Aktualitet / Vaksina nuk ka, po pasaportën na e kanë bërë gati!

Vaksina nuk ka, po pasaportën na e kanë bërë gati!

Në konferencën e fundit për shtyp të këtij mandati, kryeministri Edi Rama u përqendrua më së shumti në digjitalizimin e shërbimeve duke prezantuar shifra mbresëlënëse me qindra orë pritje të reduktuara dhe miliona euro të kursyera nga xhepat e varfra të shqiptarëve. Ndërkohë në një pjesë të mirë të fjalës së tij dhe Drejtoreshës së AKSHI-t, Linda Karcanaj theksi u vu dhe tek përgatitja për pasaportën digitale të vaksinës anticovid.

Ndërsa në gjullurdinë e ditëve të këtyre 2 muajve ‘të errët’ në Shqipëri me qindra të vdekur e mijëra të infektuar pjesa më e madhe e të cilëve po e kalojnë sëmundjen me kosto marramendëse në shtëpitë e tyre, në retorikën politike përsëriten pa pushim shifra imagjinare për dhjetëra mijëra doza vaksinash anticovid të cilat ‘ca do i marrim atje’, ‘ca na i kanë premtuar andej’ e ‘ca të tjera janë rrugës’ (gjithmonë brenda muajit pasardhës).

Faktikisht deri më tani kanë ardhur ca kuti me vaksina të cilat së bashku me ato të supozuarat që do të mbërrijnë nuk do të mbulojnë as imunizimin e personelit shëndetësor.

Në rast se nuk vijojnë shtyrjet e dorëzimit nga kompanitë prodhuese apo COVAX me shumë gjasa vaksinimi masiv do të jetë një iluzion dhe përtej sezonit të verës, pavarësisht se kryeministri e caktoi si destinacioni kohor ‘kur ne do të marrim frymë lirisht”.

Por le ta themi se as ai nuk ka një datë se kur nis vaksinimi masiv (cit: ky është muhabet kot, si të hedhësh fall)

Por të gjithë neve që mund të na kërkohet pasaporta e vaksinimit në rast se do të duam të lëvizim jashtë, qeveria na e ka bërë gati atë, por do t’i duhet të rrijë dhe ca kohë në e-albania se vaksina si gjithmonë vjen ‘brenda muajit të ardhshëm’! Faxweb.al

Check Also

Ambasada Amerikane reagon për deklaratën e Xhelal Mziut: Dhuna e Elbasanit e pajustifikueshme

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 7 =