Home / Aktualitet / Vaksina me detyrim për mësuesit, Drejtoria e Arsimit sqaron SMS “urdhëruese”

Vaksina me detyrim për mësuesit, Drejtoria e Arsimit sqaron SMS “urdhëruese”

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar pas denoncimit të ‘SMS’ në telefonat e mësuesve për të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.

Theksohet se nuk ka asnjë vendim për vaksinim me detyrim ndaj mësuesve të cilët do të rikthehen në shkolla në shtator të këtij viti.

REAGIMI ZYRTAR

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =