Home / Aktualitet / Vaksina kineze efektive ndaj mutacionit të zbuluar në Afrikën e Jugut

Vaksina kineze efektive ndaj mutacionit të zbuluar në Afrikën e Jugut

Studiuesit nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaruan se vaksina kineze ‘Sinopharm’ mund të jetë efektive ndaj variantit të ri të koronavirusit të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut.

Kompania kineze ka deklaruar se deri më tani kanë shpërndarë 10 milionë doza në të gjithë Kinën. Kompania ka treguar se vaksina është e virusit ‘të gjallë’ që do të thotë se është krijuar duke përdorur një virus që është inaktivuar që do të thotë se nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Ekipi testoi 12 mostra të marra nga njerëzit që u vaksinuan me Sinopharm dhe 12 mostra nga vullnetarët që u injektuan me një vaksinë eksperimentale. Të dy vaksinat prodhuan mjaftueshëm antitrupa për të neutralizuar virusin dhe mutacionin e tij, thanë ata.

(R.G/Faxeweb)

Check Also

Zbulohen detaje nga vrasje e Taulant Beqirajt

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Taulant Beqirajt në qendër të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − six =