Home / Aktualitet / “Vajzat e forta nuk e vrasin veten”/ Bledi Mane jep detaje për vetëflijimin e nënë e bij në Kombinat

“Vajzat e forta nuk e vrasin veten”/ Bledi Mane jep detaje për vetëflijimin e nënë e bij në Kombinat

Gazetari Bledi Mane me anë të një statusi në Facebook ka dhënë detaje të reja rreth vetflijimit të nënë e bijë në Kombinat.

Sipas tij kjo është një tragjedi në një familje fisnike. Mane shkruan ndër të tjera se fillimisht në familjen Josifi ishte vetëvrarë babai i tyre, Llukani një mësues i respektuar në zonën e Përmetit.

Manë shkruan se kjo është një klithmë dhimbje ndërsa mungesa e babait në familje gërryente gjithçka. Ndërkohë Mane shkruan edhe për shoqërinë ku sipas tij atyre iu është dhënë me tepricë jo besim në vetvete dhe kjo i yshti drejt largimit.

Postimi i Bledi Manes:

VAJZAT E FORTA NUK E VRASIN VETEN!

-Klithmë dhimbjeje për tre përmetare të shkëlqyera-

1./

Ne do ikim bashkë në parajsë të takojmë babin se na mori malli!, Kështu i premtuan njëra-tjetrës nëna dhe dy vajzat e saj.

Tragjedia në familjen fisnike përmetare Josifi kishte trokitur herët. Babai i tyre Llukani, mësuesi i respektuar i zonës së Shqerisë u largua pa u treguar, u vetvra i pari. Mungesa e tij në familje gërryente mure, libra, pasqyra, shpirtra.

Dy vajzat, Anisa dhe Blerta Josifi, dy nxënëse dhe studente të shkëlqyera iu larguan Përmetit për të harruar brengën por as në Tiranë nuk gjetën ngrohtësinë atërore. Iu dhanë me tepricë jo besimit te vetja por një besimi fetar që i yshti më ekstremisht drejt largimit. Largimi për to ishte afrimi te bashkëshorti, te ati i munguar…

2./

Në fillim u nis e motra, Anisa, pastaj nëna Zhaneta dhe si për ironi fati në mes të rrugës mbeti Blerta. Siç duket pret ti dërgojnë haber e ti thonë sesi duket parajsa. Ajo parajsë që nuk e gjejmë dot në tokën tonë ku materializmi, makutëria dhe urrejtja ndaj më të dobëtit do të na vrasë të gjithëve pak e nga pak. Të gjithëve, edhe ty me barkun plot, edhe ty me mendjen bosh!

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 13 =