Home / Aktualitet / Vaj bebesh për nxirje/ Dermatologët tregojnë katër arsyet pse nuk duhet përdorur

Vaj bebesh për nxirje/ Dermatologët tregojnë katër arsyet pse nuk duhet përdorur

Ka patur jo pak sugjerime në rrjete sociale për përdorimin e vajit të bebeve për nxirjen e lëkurës në plazh. Vaji i bebeve nuk ka SPF që do të thotë se nuk mund të jetë i shëndetshëm për t’u përdorur si nxirës në diell. Por konkretisht sa i dëmshëm mund të jetë? Edhe nëse keni vendosur poshtë një krem me SPF, çdo substancë e ekspozimit në diell në fakt është e dëshme për lëkurën. Por a ka ndonjë mënyrë më të sigurt për të përdorur vajin e bebeve për nxirje? Lexo në artikull se çfarë thonë dermatologët.

Si fillim çarë është vaji i bebeve?

Shumë prej nesh kanë një shishe vaj bebeje si ato të Johnson’s Baby në shtëpi. Produkti ndodhet në çdo farmaci apo dhe supermarkete dhe gjendet fare kollaj. Por ne nuk ndalemi shpesh të mendojmë se çfarë është në të vërtetë vaji i bebeve.

Është krijuar nga një produkt pa aromë i quajtur vaj mineral, të përzier me aromatik. Kur aplikohet në lëkurë, vaji e zbut dhe ndihmon lëkurën që të ruajë lagështinë. Përdoret kryesisht në pjesë të lëkurës së bebeve më të thatë se zakonisht.

A nxihesh më shpejt me vajin e bebeve? Dermatologët tregojnë

Pse po përdoret për nxirje?

Shumë njerëz kanë filluar të përdorin vajin e bebeve për nxirje, pasi vërtetë bën që lëkura të nxihet më shpejt. Kjo sepse vaji ndihmon në tërheqjen më shpejt të rrezeve UV. Këtë thotë edhe dermatologia Farber, por ajo thekson se ka një problem të madh: Vaji të nxin por nuk të mbron aspak nga rrezet dhe sidomos ato të dëmshmet. Nëse qëndron për një kohë të gjatë në diell me vajin e aplikuar në trup, është tepër e dëmshme.

Pra, nuk është e sigurt?

Nuk është as e shërndetshme. Dermatologët pajtohen plotësisht se vaji nuk është aspakt i sigurt që të përdoret për nxirje. Në fakt ata theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’u nxirë, pasi vetë procesi i nxirjes nuk është i shëndetshëm. “Vaji i bebeve mund t’ju bëjë të nxiheni më shpejt sepse thith diellin më mirë. Por nuk ia vlen të rrezikosh të dëmtosh lëkurën dhe potencialisht të shkaktosh kancer të lëkurës. Ekspozimi në diell është kumulativ, dhe ekspozimi kronik ndaj diellit mund të dëmtojë shëndetin e lëkurës, të shpejtojë procesin e plakjes dhe mund të çojë në rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës”.

Disa arsye bindëse për të hequr zakonin e nxirjes dhe rreziqet specifike që mund të hasen nëse përdoret vaji i bebeve:

1-Dëmtimi i lëkurës dhe ndryshimet e pigmentit: Ekspozimi ndaj rrezeve UV, i cili rritet kur vendosni vajin, gjithashtu do të stimulojë melanocitet ose qelizat që prodhojnë pigmente. Kjo mund të shkaktojë ndryshime në pigment, njolla dielli, dhe përkeqësim të shqetësimeve ekzistuese të pigmenteve si melasa.

2-Rritja e rrezikut të kancerit të lëkurës: Vaji tërheq rrezet UV dhe i lejon ato të depërtojnë më thellë, duke rritur rrezikun e dëmtimit të qelizave dhe shkaktimin e kancerit të lëkurës. Njerëzit që përdorin vaj mund të digjen më shpejt dhe më lehtë para se ata vetë të kuptojnë se kanë pësuar një djegie nga dielli.

3-Plakja e parakohshme: Nëse doni të plakeni shpejt, përdorni vaj bebeje dhe dilni në diell. Kjo pasi shkakton prishjen e kolagjenit, shtimin e rrudhave, njollat ??nga dielli për shkak të dëmtimit të pigmentit në disa zona më delikate të lëkurës si dhe hollimin e lëkurës.

4-Një shans më i madh për t’u djegur nga dielli: Vaji mund të rrisë rrezikun e djegies. Është e rëndësishme të kuptoni se një djegie nga dielli sjell probleme të tjera përveç dhimbjes, kruajtjes dhe sikletit, kryesisht gjatë natës. Një djegie nga dielli që mbulon një pjesë të madhe të trupit tuaj mund të kërkojë trajtim nga mjeku dhe flluskat që shkaktohen nga djegia mund të bëhen shkak i kancerit në lëkurë.

Check Also

Rama i shkon në shtëpi ish-Presidentit të Francës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar në Paris për të takuar ish-Presidentin e Francës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seven =