Home / Aktualitet / Utopia e 1 Majit dhe e vërteta absolute – dilemë nga P.M.

Utopia e 1 Majit dhe e vërteta absolute – dilemë nga P.M.

Nga Pol MILO-

1 Maji është simbol proteste. Nuk është festë, është protestë që lindi si domosdoshmëri mes diferencave social-shoqërore, që më pas u interpretua nga doktrina komuniste se lufta e klasave do sillte paqen e perjetëshme.

Ky koncept ishte i trajtuar dhe i sjellë më parë nga Kanti dhe Hegeli. Në Traktatin e Paqes së Përjetshme, Kanti hedh idenë mbi rolin e qeverisjes se duhur. Ndërsa Hegeli në Materializmin Historik interpreton dallimet racore.

Marksi manipuloi duke e sjellë si vërtetim shkencor se: “socializmi duhet të vijë si domosdoshmëri historike”. Por në fakt më i saktë doli vetëm parashikimi i mekanikës qiellore të Njutonit.

Ideja del më qartë te shtjellimi i Karl Popper “Unë jam një optimist” që thotë se “nuk di asgjë për të ardhmen dhe prandaj nuk bëj parashikime”.

Nga rikthimi i historisë është vënë re cinizmi i saj kur thuhet se “në histori, si dhe në përgjithësi, është gjithmonë lakmia që qeveris, makutëria, babëzia për para, ari, nafta, pushteti. Kështu ka qënë dhe kështu do jetë”.

Ky despotizëm dhe kjo hipokrizi në demokracitë e zhvilluara është një sfidë. Eshtë detyrë që filloi nga traktati historik i Kantit deri te konfliktet aktuale sociale. Një dritë duket larg në horizont, por ajo është ende shumë e zbehtë. Ajo quhet e vërteta!

Vetëm e vërteta duhet kërkuar në mënyrë kritike, duke demaskuar rrolet e atyre që sillen si profetë të gjithëditur. Kjo do të thotë se duhet ndryshuar patjetër.

 

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + fourteen =