Home / Shendet / Ushqimi i trurit dhe i lëkurës: Disa arsye pse duhet t’i konsumoni arrat

Ushqimi i trurit dhe i lëkurës: Disa arsye pse duhet t’i konsumoni arrat

1. Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.
5. Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

Check Also

Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por efektive që do t’ju ndihmojnë të përballoni një rrahje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 11 =