Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.
“Në panteonin e polifonisë dhe folklorit shqiptar është skalitur froni i nderit prej kohësh, e po ashtu ka fituar pavdekësinë mes këngësh e vargjesh, ndaj i uroj nga zemra në këtë ditëlindje, mos vdeksh kurrë o Lefter Çipa, rrofsh sa polifonia jonë, sa malet e Akrokerauneve, këngët t’u bëfshin mal e malet u kthefshin në këngë!”, e mbyll shkrimin deputeti.
Lefter Çipa është një nga poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1997-2008. Autori i 18 librave të botuar me poezi. Ndër ta, më të lexuarit janë:
“Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”.
Autori i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet polifonike. Ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale folklorike kombëtare, në Gjirokastër, Berat, Lezhë. Mban urdhrin “Naim Frashëri”. Lefter Çipa, poeti i Himarës, është dekoruar gjithashtu edhe nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.