Home / Aktualitet / Urimi i Albin Kurtit/ Rama: Do vizitoj Kosovën sa të kthehem nga Asambleja e OKB

Urimi i Albin Kurtit/ Rama: Do vizitoj Kosovën sa të kthehem nga Asambleja e OKB

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur urimit të homologut të tij Albin Kurti, ndërsa konfirmon se do të vizitojë Kosovën menjëherë sapo të kthehet nga Asambleja e OKB. Po ashtu Rama thotë që të fillojnë përgatitjet për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, ndërsa shprehet besimplotë se do të kryhen punë të mira në dobi të të dy shteteve.

“Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama në Twitter.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 − four =