Home / Aktualitet / Urdhër i Partisë!!!

Urdhër i Partisë!!!

Nga Sadik BEJKO-

Te ka urdheruar partia te shkosh ne miniere, me thane.. Nuk isha komunist. Ku te apeloja kunder urdherit te partise, kur nuk isha ne parti?
Shkova ne gjykate dhe kerkova te gjykohesha: pse me jepnin largim nga puna. Cilin ligj kisha shkelur?
Sapo e mesonin se per mua kishte nje urdher, gjykatesit terhiqeshin. Nuk je per mua, nuk je per ne gjykate. Per ty eshte dhene nje urdher partie..
Me nje urdher te tille, mund te shkarkohej gjykatesi, mund te shkrihej si institucion dhe vete gjykata.
Urdheri i Partise ishte si hataja. Si vullkani, si permbytja e Noes, si te fundoseshin malet e te plasnin sheshit ujerat e detit.

Po jo vetem mua qe nuk me kishin ne vathen e partise, edhe ata komunistet si regjsori i shquar Kujtim Spahivogli, qe i besonin verber partise, i dergonin ne rruga-ura, te hanin pluhur, te ngrinin thaset me 50 kg cimento ne sup etj. Por keta vazhdoni t’i besonin verber partise se tyre. Besonin te miresia e pafund e Partise. Dhe pse pa asnje faj mbanin mbi sup thaset me 50 kg nga cimentoja e Partise.
Mua me ka mbajtur gjalle ajo qe nuk kisha iluzione komuniste. Nuk besoja te partia. Nuk guxoj te them se isha kundra partise. Por une nuk e doja partine. Atehere dhe asnjehere me pas nuk e kam dashur partine. Komunizmin.
Kjo, qe te mos e duash partine dhe te mos jesh kundra partise, eshte nje gje qe nuk shpjegohet me dy fjale. Por edhe sot mund te mos ta duash nje njeri, nje institucion, dhe prape nuk investohesh kundra tij. Aq me teper, ne ato kohe, kur nuk gjeje shteg tjeter mbijetese.
Si mund t’i dilje kundra Partise? Ishte nje force qe te shtypte nga mengjesi ne darke. Ajo ta caktonte shkollen e larte, me pas te jepte nje pune. Te jepte nje strehe ku te fusje koken. Pa triskat, pa tollonat ushqimore te saj, vdisje, mbeteshe pa drita, pa uje, pa buke e pa qumesht per femijte.
Si mund te ishe kunder “urdherit te partise” (dhe pse ate mund te mos e doje, edhe kur ate e urreje)?

 

Check Also

LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti ndihen në Tiranë, ja ku ishte epiqendra

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë pak minuta më parë. Sipas EMSC, epiqendra e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =