Home / Kulture / Ura e Kurçajt në Krujë drejt shkatërrimit, miratohet projekti për restaurimin e saj

Ura e Kurçajt në Krujë drejt shkatërrimit, miratohet projekti për restaurimin e saj

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese, konsoliduese dhe restauruese të Urës së Kurcajt, në përroin e Zerzës, Krujë, monument kulture i kategorisë së parë.

Ura është ndërtim i shekullit XVIII. Ajo i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve.

IKTK mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. /KultPlus.com

Check Also

Shkrimi i fundit i poetit Lefter Çipa për poetin e shquar Xhevahir Spahiu

Nga Lefter ÇIPA – “Xhevo xhevahiri i Poezisë shqipe” Koha lëviz siç lëvizin valët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 3 =