Home / Aktualitet / Ura e Drashovicës rrezikon të shembet, banorët në Vlorë: Ka dale bazamenti poshtë urës…

Ura e Drashovicës rrezikon të shembet, banorët në Vlorë: Ka dale bazamenti poshtë urës…

Ura e Drashovicës në Vlorë rrezikon të shembet, alarmin e japin banorët të cilët shprehen se bazamenti i këmbëve të urës ka dalë mbi ujë.

“Nga gërryerja është bërë ajo ashtu, ka dalë bazamenti poshtë” shprehet një banor.

Në strukturë çarjet janë thelluar.

Banorët e zonës ngrenë alarmin se vepra e ndërtuar në vitin e ndërtuar në vitin 1967, kërcënohet nga marrja e inerteve në Lumin Shushicë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë mbi të.

“Është marrë zhavorr aty në lumë,” thotë një banor tjetër për Ora news.

“Është atje poshtë një lavatriçe, është një tjetër më lart, është tjetra më lart dhe nuk e di dhe se sa. Ligji është që nuk duhet të preket lumi absolutisht.”

Tabela sinjalizuese për tonazhin e mjeteve që lejohet të kalojnë mbi urë mungon.

(E.G/faxweb.al)

Check Also

Himarë/ Lëkundje të lehta sizmike ndjehen në rrethinat e qytetit

Një tërmet i fortë është ndjerë pak më parë në Himarë. Mësohet se tërmeti i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × four =