Home / Aktualitet / Universitetet “sfidojnë” Ministrinë/ Korçë, Elbasan e Durrës hapen auditoret për studentët

Universitetet “sfidojnë” Ministrinë/ Korçë, Elbasan e Durrës hapen auditoret për studentët

Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online studentët rikthehen në auditore, por me një kusht, studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit,  një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.

“Unë jam student i ekselencës, personalisht jam gati të djeg vitin nëqoftëse nuk merret një vendim kundër vaksinimit me detyrim.”

Përballë këtij qëndrimi të një pjesë te mirë të studentëve, universiteti “Fan Noli” i Korçës luajti kartën e autonomisë për të sfiduar udhrin e Ministrisë së Arsimit që në auditore të lejohen vetëm të vaksinuarit ose ata që paraqesin çdo javë test që provon se nuk janë mbartës të koronavirusit.

“Të vaksinuar dhe të pavaksinuar do të futen me maska në auditore.”

Në ditën e parë të rikthimit në auditore, pas gati 2 viteve mësim online, studentët e pavaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan shpëtuan vetëm me një këshillë.

“Nuk jam vaksuinuar dhe nuk e prekën fare pjesën e vaksinimit.”

Drejtuesit e universitetit ku vetëm 30 % e 12 mijë studentëve rezultojnë të vaksinuar nuk pranuan të komentojnë, ndërsa studentët ishin të ndarë në qëndrime çfarë do të bëjnë në vijim.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 1 =