Home / Kryesore / “Unioni i Gazetarëve” vlerëson me çmime dy gazetarët e Top Channel, raportimi më i mirë dhe reportazhi ekonomik më i mirë

“Unioni i Gazetarëve” vlerëson me çmime dy gazetarët e Top Channel, raportimi më i mirë dhe reportazhi ekonomik më i mirë

Vali Qyrfyçi, korespondente e Top Channel në Durrës dhe Donald Jorgoni, gazetar i Ekonomisë në Top Channel janë vlerësuar me cmime nga Unioni i gazetarëve gjatë ceremonisë mbajtur në Prishtinë për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti nga gazetarë të sektorit të ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Për raportimin më të mirë të vitit 2019 në lëmin e ekonomisë është nderuar gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi, korrespondente e qytetit te Durrësit. Vali Qyrfyçi nuk ka mundur ta tërheqë vetë këtë çmim për shkak se është duke ndjekur që nga mëngjesi i 26 Nëntorit e deri më sot situatën me tërmetet në Shqipëri. Shtëpia e saj është dëmtuar dhe prej 10 ditësh jeton së bashku me familjen në një hotel, ndërsa punën nuk e ka lënë në asnjë ditë.

Ndërsa çmimin “Gazetari i Vitit” iu nda gazetarit Taulant Kopliku. Ai është gazetari që së bashku me kolegët e Le Iene treguan historinë e Alvin Berisha vogëlushit që më në fund u kthye në familjen e tij.

Çmimi “ Vangjush Gambeta” për gazetarinë audio vizuale në Shqipëri i’u dha Donald Jorgonit gazetarit të ekonomisë në Top Channel për reportazhin mbi Valbonën. Ndërsa për mediat e shkruara në Kosovë, gazetares së Koha Ditore Saranda Ramaj, për Shqipëri Ledina Loga dhe për Maqedoninë e Veriut Vedat Memedaliu.

Kurse, me çmimin “ Karriera” ka nderuar redaktoren shumëvjeçare të Radio DË, Adelheid Feilce dhe gazetaren e Zërit të Amerikës Laura Konda.
Me rastin e ndarjes së çmimeve vjetore, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksander Çipa, tha se përmes kësaj ngjarje bashkojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe gazetarëve të ekonomisë, të cilët ballafaqojnë pikëpamjet e tyre dhe sfidat që përjetojnë pavarësisht njësisë administrative ku jetojnë.

“Do të doja të ndaja me ju arsyetim që prej 11 vjetësh ne kemi mundur si organizatë të ngremë një hierarki të vlerësimit brenda komunitetit profesional të gazetarëve dhe nuk kemi respektuar vetëm adresimin tek njësia republikë që i përkasim Shqipërisë. Por kemi mundur të shohim tregun dhe skenën mediatike shqiptare në tri shtetet ku jetojnë shqiptarët, si një mundësi të integrimit tonë të brendshëm, si një mundësi për të parë referenca profesionale të ndryshme dhe për të përcaktuar stacionet e ballafaqimit konkurrues me njëri tjetrin pavarësisht nga ndasitë dhe pavarësisht nga ajo që do ta quaja kohë humbja e politikës”, tha ai.

Ndarjes së çmimeve i ka parapri konferenca tematike “Ilegaliteti dhe legaliteti” ku pjesëmarrësit kanë theksuar se ekonomia gri është armiku kryesor i zhvillimit ekonomik dhe kanë nënvizuar nevojën e realizimit të ligjeve dhe strategjive qeveritare në luftim të ekonomisë ilegale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se organizimi i ngjarjeve të tilla i kontribuon nevojës për trajtimin e ekonomisë jo formale dhe të vlerësohet puna e palodhshme e gazetarëve, që sipas tij duke e trajtuar problemin influencojnë që shumë çështje të marrin trajtimin e duhur nga ana e institucioneve.

“Si OEK edhe në baza periodike i përcjellim problemet kyçe dhe në tri vitet e fundit ekonomia joformale është një ndër tri top barrierat që bizneset i konsiderojnë problematike për rritjen e tyre dhe kjo vjen nga vet bizneset. Do të thotë, nuk është kjo ndonjë analizë e jashtme që bëhet ose ndonjë vlerësim me ndonjë farë lloj modeli të caktuar ekonomik, por është diçka që vjen nga vet komunikimi i drejtpërdrejtë me bizneset. Normalisht kjo pastaj e determinon edhe atë se cka duhet të jetë prioritet për mekanizmat institucional…Normalisht që zhvillimi ekonomik është parakusht për këtë progres dhe mirëqenie në vend dhe tash brenda zhvillimit ekonomik ne po e shohim që pjesa e ekonomisë joformale është ndër çështjet që duhet të trajtohet me prioritet”, tha ai.

Kurse, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, tha se gazetarët me raportimet e tyre duhet të jenë objektivë dhe të orientuar drejtë ekonomisë dhe realitetit, derisa tha se është për keqardhje që disa persona devijojnë emisionet e tyre për shkak të klikimeve.
“Duhet të kemi një platformë të qartë dhe ajo që ju trajtoni gazetarë për ekonominë që është për mendimin tim kryefjala e një zhvillimi dhe integrimi të një vendi, sepse nuk ka rrugë tjetër dhe vetëm nëpërmjet ekonomisë, edukimit, kualifikimit dhe modeleve të suksesit ne mund të integrohemi. Ne mund të përmirësojmë jetesën e qytetarëve tanë dhe vetëm në këtë formë mund të ecim përpara dhe çdo formë tjetër e zgjedhur nuk bënë gjë tjetër veçse krijon pengesa dhe barriera artificiale subjektive që ndikojnë në mungesën e integrimit dhe ekonomizimit të zonës shqiptare”, tha ai.

Çmimin “Gazetari i Vitit” iu nda gazetarit Taulant Kopliku, i cili kishte raportuar për fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet në Siri.

“Ky çmim ndoshta do të ishte dashur të ndahet treshe nëse të dy kolegët e mi të ishin shqiptarë, pasi mendoj që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për sjelljen e Alvinit në shtëpi. Nuk është vetëm një reportazh për jetën e fëmijëve shqiptarë atje, por me këmbëngulje arritëm të bindim autoritetet se ai fëmijë duhej marrë nga ai kamp. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin të bëjë një thirrje që duhet të rikthehet vëmendja tek më shumë se 30 fëmijët që ndodhen në atë kamp për të bërë të mundur kthimin e tyre sa më shpejtë në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Ndarja e çmimeve “Vangjush Gambeta 2019” është bërë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI.

Top Channel

Check Also

Diplomati rus/ I implikuar në Maqedoni, pjesë e spiunazhit rus

Aleksej Krivoshev u dëbua dje nga Shqipëria për shkak të thyerjes së masave anti-COVID. Para …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 11 =