Home / Aktualitet / UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE SHPALL KONKURSIN “VANGJUSH GAMBETA” 2020

UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE SHPALL KONKURSIN “VANGJUSH GAMBETA” 2020

Tiranë më 22 Tetor 2020
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2020”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.
Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:
– Dy çmime “Karriera” -Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit” -Një çmim “Gazetari i vitit”
Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com
Veprimtaria e ndarjes se çmimeve vjetore te UGSH do te zhvillohet ne 13 nentor 2020, ne Tiranë. Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë. Ju lutemi lajmëroni të gjithë kolegët tuaj të marrin pjesë!
Zyra e Shtypit Unioni i Gazetareve Shqiptare

Check Also

Manastirliu flet para familjarëve: Ja si do ti shihni të afërmit me Covid në spitale

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 12 =