Home / Aktualitet / “Unë bëj sauna”/ Meta tregon të vërtetën që fshihet pas fotove me kapuç në Gjirin e Lalzit

“Unë bëj sauna”/ Meta tregon të vërtetën që fshihet pas fotove me kapuç në Gjirin e Lalzit

Presidenti Ilir Meta është pyetur në konferencën e sotme për foton e tij në Gjirin e Lalzit, ku mediat pretendonin se ai është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim.

Një prej gazetarëve të pranishme në konferencë, e ka zënë ngushtë Presidentin duke e pyetur drejtpërdrejt se me kë ishte takuar në Lalëz, pasi sipas mediave, personi që e shoqëronte është me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës.

“Ai që ta ka thënë ty këtë, të vij këtu te unë tani. Unë e përdor kapuçin sepse bëj çik sauna. Dhe në Gjirin e Lalzit fryn çik erë. Të vijë kryeministri këtu. Këta janë personat në kërkim”, tha Meta duke i ikur pyetjes. Mirëpo, gazetarja insistoi përsëri. “Me kë u takuat” e pyeti ajo përsëri.

“Unë takohem me të gjithë Shqipërinë. Zero. Zero. Zero. OFL-ja do fillojë punën me një ritëm të paparë në 26 prill. Asnjë ligj i Reformës në Drjetësi nuk do të preket. Çdo gjë do të bëhet siç do Edi Rama”, u përgjigj ai duke mohuar që personat me të cilët ai ishte, të jenë subjekt i OFL-së.

Check Also

Si Kina dhe Rusia po përdorin fuqinë e tyre për të kërcënuar demokracitë

Nga Christopher WALKER & Jessica LUDWIG *- Demokracitë kanë hasur jo pak vështirësi, ndërsa autokracitë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 17 =