Home / Aktualitet / Unaza që i solli vdekjen Aleksandër Moisiut

Unaza që i solli vdekjen Aleksandër Moisiut

Në kujtimet e tij të titulluara “Bota e së djeshmes”, Stefan Zweig ka treguar se si besonte që nëse një aktor i madh do të merrte rol në ndonjë dramë të tij, ai do të vdiste, siç ndodhi edhe me Aleksandër Moisiun, më 1935.

Ky supersticion i Zweigut, forcohej nga fakti që Moisiut i ishte lënë trashëgimi nga aktori i ndjerë Josef Kainz, e famshmja unaza e Ifflandit, unazë kjo të cilën aktori më i madh i Gjermanisë ia linte trashëgimi pasardhësit të tij më të madh.

Kainz, i cili e kishte trashëguar unazën nga aktori Adalbert Matkowsky, kishte vdekur pa arritur të lunate në një dramë të Zweigut ku i ishte dhënë një rol. Aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, për të cilin Zweig mendonte se është italian, vdiq nga një ftohje e rëndë më 1935, duke ia përforcuar bestytninë shkrimtarit austriak, mikut të tij Stefan Zweig.

Këtë histori e ka sjell në emisionin CODEX të KTV-së, ligjëruesi i të drejtës ndërkombtare Enver Hasani, teksa ka folur për kujtimet e Stefan Zweigut: “Bota e së djeshmes: Kujtimet e një evropiani”.

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =