Home / Aktualitet / Ulja e avionit të parë në Kukës, reagon PD

Ulja e avionit të parë në Kukës, reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aterimin e avionit të parë në aeroportin e Kukësit. Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se fluturimi nuk u krye nga Londra por nga Rinasi, pasi aeroporti ‘Zayed Flatrat e Veriut’ nuk ka certifikatë sigurie.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

Check Also

Ekzekutimi i Everest Çakajt në Elbasan, Policia jep njoftimin zyrtar

Policia ka dhënë informacion për vrasjen që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme. Përmes një reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + seven =