Home / Aktualitet / Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, ja sa viktima u shënuan gjatë 24 orëve

Është ulur numri i testimeve në 24 orët e fundit në Shqipëri duke bërë që të ulet dhe numri i rasteve të reja të zbuluara në 24 orët e fundit në vend.

Kështu, 543 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit nga 3001 testime të bëra, duke e ccuar numrin total të të prekurve në 118,017.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, me 15 qytetarë që nuk ia dolën dot përballë virusit të rrezikshëm gjatë ditës së fundit.

Njoftimi:

Shqipëria ka regjistruar 543 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 15 viktima.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë:  2478 të vaksinuar, 3001 testime, 578 të shëruar, 543 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Mars 2021)

Raste të reja ditore        543

Të shëruar në 24 orë     578

Të shtruar në spitale      485

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore                 3001

Testime totale          514,076

Raste pozitive           118,017

Raste të shëruara       81,061

Raste Aktive                34,896

Humbje jete                2060

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23271

Fier          2586

Durrës                   1635

Vlorë                      1606

Shkodër               1318

Gjirokastër 1209

Korçë                    910

Lezhë                    749

Elbasan                 570

Berat                     395

Dibër    347

Kukës                    300

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + eight =