Home / Kryesore / Ulen rastet e reja në Kosovë/ 5 pacientë humbin ‘betejën’ me Covid-19

Ulen rastet e reja në Kosovë/ 5 pacientë humbin ‘betejën’ me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 342 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19.

Autoritetet kosovare bëjnë me dije se numri it ë shëruarve është rritur ndjeshëm, por raste aktive vijojnë të jenë 6211.

Numri më i madh i rasteve është nga Prishtina, me 85, e pasuar nga Prizreni.

Raporti i plotë:

235 TË SHËRUAR DHE 342 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Check Also

Tronditet Kroacia, tërmeti i fuqishëm shkund vendin

Një tërmet 4.1 ballë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 5:37. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 6 =