Home / Analize / Ujërat e kthjellët nuk janë ëndërr, malet e harlisur nuk janë luks

Ujërat e kthjellët nuk janë ëndërr, malet e harlisur nuk janë luks

Është bukur kur kthehesh në fshat, atje ku kanë lindur prindërit e mij. Gjëja e parë që bëj kur shkoj atje është të pi ujë burimi në oborrin e shtëpisë së vjetër dhe të nesërmen të ngjitem në malin e gjelbër. Më parë, isha i paangazhuar dhe me kushërinjtë e shokët, së bashku, bënim garë kush të ngjitej më parë në mal e kush të mblidhte më shumë lajthi e fryta pylli. Tashmë në fshat shkoj së bashku me familjen time. Janë fëmijët e mij që pinë ujë burimi e duan të ngjiten në mal së bashku me mua. Janë fëmijët dhe të rinjtë ata që e ndjejnë më shumë natyrën, mjedisin, ujin e kthjellët, gjelbërimin e maleve, larmishmërinë e bimëve dhe shumëllojshmërinë e kafshëve atje në lumë dhe në mal.

Duhet të hysh në mendjen e tyre që të bësh realitet ëndrrat e fëmijëve dhe të rinjve. Zhurma e qytetit, pluhuri i fabrikave të çimentos, mjedisi i ndotur nga veprimtaria e minierave, etj, kanë koston e tyre në të tërë veprimtarinë tonë të përditëshme, duke bërë që ujrat dhe malet të ndoten e dëmtohen, shpesh në mënyrë të pakthyeshme.

Në tërë këtë mori përpjekjesh mbarëbotërore për zhvillim të qendrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve, mbetet unikale në rang botëror thënia: “lucid waters and lush mountains can be as precious as mountains of gold and silver”, që në gjuhën shqipe përkthehet “ujra e kthjellët dhe malet e harlisur mund të jenë po me aq vlerë sa edhe floriri dhe argjendi”, thënë rreth 15 vite më parë në fshatin Jukun, Qarku Anji, Provinca Zhejiang, gjatë vizitës së sekretarit të atëhershëm të Komitetit Krahinor Zhejiang të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, tashmë Presidenti i Republikës Popullore të Kinës.

Sot në mbarë botën flitet për ekononomi të gjelbër, riciklim, mbrojtje të ujrave, tokës, ajrit, rehabilitim dhe mjedis të rinovueshëm, burime alternative rritjeje ekonomike dhe si përfitime oportune krahasuar me veprimtari të tjera ekonomike, industriale, etj.

Ajo që ndodhi në fshatin Yucun, mund të merret pa asnjë mëdyshje si shembull. Nga

Fshati Yucun,që ishte një zonë minerare e ndotur nga mbetjet minerare në vitin 1980, është kthyer në një zonë të gjelbër në vitin 2018

Fshati Yucun,që ishte një zonë minerare e ndotur nga mbetjet minerare në vitin 1980, është kthyer në një zonë të gjelbër në vitin 2018.

dhe të veprimtarisë eksploruese e shfrytëzuese të tokës dhe nëntokës, tashmë fshati Yucun është kthyer në një zonë të gjelbër me zhvillim të qendrueshëm të bujqësisë, industrive dhe turizmit, veprimtari ekonomike dhe sociale miqësore me mjedisin.

Edhe pse në vitet 2003 – 2005 në zonë u mbyllën tre kompani minierash dhe një fabrikë çimentoje, që për zonën përbënte një problem ekonomik, tashmë kemi një realitet krejt tjetër, ekonomik dhe mjedisor, në të cilin jeta e qendrueshme e banorëve dhe profili i tyre ekonomik i përmirësuar kanë ardhur si rezultat i veprimtarive në përputhje me shkencat e mjedisit dhe ekonomisë.

Në atë kohë në mbarë botën vetëm dy udhëheqës të përgjegjshëm dhe me stil modern qeverisjeje, që kishin fituar mbështetjen dhe respektin e popullit të tyre dhe botës së qytetëruar, Presidenti Xi Jinping, që ishte në fillim të mandatit presidencial dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, që ishte në fund të karrierës së tij drejtuese, deklaruan hapur në nivelin e rëndësisë kombëtare zhvillimin e qendrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Tony Blair tha: “duhet një lëvizje e gjelbër madhore që konsumatorët, bizneset, shkencëtarët, ambientalistët dhe qeveria të punojnë së bashku, sepse prosperiteti financiar dhe çështjet e gjelbra nuk janë në kundërshti me njëra tjetrën. Ne bëhemi më të pasur duke qenë më të gjelbër dhe duke qenë më të gjelbër do të pasurojmë cilësinë e jetës sonë.

Por, Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, edhe më largpamës dhe më këmbëngulës e bëri realitet ujin e kthjellët dhe malin e harlisur në një vend shumë herë më të madh se Britania e Madhe dhe me një popullsi shumë herë më të madhe se Britania e Madhe.

Ndryshimi midis Tony Blair dhe Xi Jinping është se Blair e shikonte zhvillimin e gjelbër mbështetur kryesisht në teknikat e modifikimeve gjenetike dhe në gjelbërimin pa produktivitet, ndërsa sipas Xi: “mjediset natyrore janë pasuri e paçmuar, pasqyrojnë ndryshim të thellë në konceptin dhe modelin e zhvillimit të Kinës dhe përfaqësojnë një përgjigje ndaj pritshmërive të njerëzve për një jetë më të mirë”.

Në Prill të këtij viti, duke u rikthyer në Yucun, Presidenti Xi, tha “kujdesi për mjedisin ofron përfitime të mëdha ekonomike, sepse mjedisi nënkupton ekonominë dhe nëse mbroni mjedisin, do merrni shpërblime nga ai”.

Dhe, në fakt, shpërblimi ka ardhur. Ekoturizmi, shtimi i prodhimeve bujqësore dhe i produkteve tradicionale kineze për eksport, rritja e mirëqenies së popullit, përmirësimi i nivelit të shëndetit të qytetarëve, përmirësimi i strukturës ushqimore, rritja e nivelit të edukimit, lejimi që familjet të kenë më shumë se një fëmijë, etj, janë dukshëm rezultate të një politike miqësore, jo konfliktuale midis zhvillimit ekonomik, përfitimeve financiare dhe pasjes së mjedisit të qendrueshëm dhe biodiversitetit të mbrojtur.

Por Xi duket se nuk di të ndalet. Në takimin e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, 22 shtator 2020, deklaroi: “Synojmë asnjanësimin e emetimit të dioksidit të karbonit para vitit 2060. Kina do shtojë Kontributet e Përcaktuara Kombëtare për këtë, do miratojë politika dhe masa të fuqishme”. Kjo përbën një sfidë më vehte sepse rreth 50% të emetimit të karbonit në Kinë e sjell sektori i energjetikës, dhe Kinës i duhet të zhvillojë teknologji alternative për prodhimin e energjisë, sepse vendi duhet të ecë më ritme të larta rritjeje ekonomike. Kina ofron 45% të furnizimit global të kapacitetit fotovoltaik dhe 35% të energjisë globale gjeneruar nga fermat me erë.

Duket se idetë e Xi Jinping-ut dhe praktika kineze po përqafohen nga Evropa. Duket se Pekini dhe Brukseli po gjejnë shumë pika të përbashkëta për qeverisjen dhe të ardhmen e bashkëpunimit Kinë – Europë, jo vetëm në fushën e mjedisit.

Të dy partnerët kërkojnë të transformojnë dhe kenë shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme, të gjelbra dhe, thënë këtë, duhet theksuar se, historikisht, Kina dhe Evropa kanë qenë dhe do mbeten dy fuqitë më të rëndësishme të qytetërimit botëror.

Check Also

Përplasen dy automjete në Tiranë, plagosen 2 të mitur pasagjerë

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Llambi Bonata”. Dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 5 =