Home / Aktualitet / UGSH ndau çmimet vjetore për gazetarët, Veprimtaria vjetore e organizatës më të madhe të gazetarëve shqiptarë

UGSH ndau çmimet vjetore për gazetarët, Veprimtaria vjetore e organizatës më të madhe të gazetarëve shqiptarë

UGSH ndau çmimet vjetore per gazetaret
Tirane me 13 Nentor 2020
U mbajt diten e premte me 13 Nentor 2020, ne Hotel Tirana Inteenational ne Tirane, veprimtaria vjetore e organizates me te madhe te gazetareve shqiptare per ndarjen e çmimeve vjetore te gazetareve. Per te trembedhjetin vit rresht, Unioni i Gazetareve Shqiptare organizon ne fundvite, veprimtarine e ndarjes se çmimeve ” Karriera”, “Reporteri i Vitit”, “Raportimi me i mire i vitit” dhe shpallen fituesit e konkursit per gazetarine ekonomike qe mban emrin e gazetarit te shquar Vangjush Gambeta, ne te cilin prej disa vitesh perfshihen konkurente nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Veprimtaria e dites se sotme e mundesuar si perhere nga JTI, perkoi edhe me 15-vjetorin e themelimit te UGSH-se. Organizatoret me kete rast shfaqen minidokumentarin “15 vjet UGSH”, ku u vleresua rrugetimi i organizates, kontributi i saj ne jeten komunitare dhe ne aktivizmin si nje bashkim i gazetareve profesioniste te vendit. Kontributi dhe puna e çmuar e degeve dhe ne veçanti e kryetareve dhe koordinatoreve te UGSH ne qarqe eshte arsyeja themelore e ndikimit ne te gjithe vendin e kesaj organizate.
Moderatorja e eventit Besmira Palushaj, duke çelur veprimtarine beri te njohur faktin se per shkak te pandemise dhe protokollit qe imponohet prej saj edicioni i ketij viti u zhvillua ne situate te pazakonte.
Kryetari i UGSH-se Aleksander Çipa duke pershendetur koleget e pakte te pranishem dhe gjithe ata qe ishin ne lidhje virtuale me sallen ku ndaheshin çmimet, shprehu mirenjohjen per anetaresine dhe strukturat e Unionit dhe kontributin e organizates e cila jo vetem mbetet me e madhja ne vend, por me nje kontribut te veçante ne integrimin dhe bashkimin e gazetareve shqiptare ne te gjithe hapesiren kombetare. Çipa renditi kontribute dhe aktivitete me peshe dhe ndikim, si dhe ngjarje dhe gjurme punesh te realizuara nga UGSH gjate ketyre viteve. Ndersa u kujtua me nderim e mirenjohje kontributi themelues i gazetareve te famshem Andrea Stefani, Fatos Baxhaku, Moikom Zeqo te ndare oarakohe nga jeta. Kryetari i Unionit ne pershendetjen e vet, kerkoi me shume reagim, protesta dhe bashkim solidar per te drejtat dhe integritetin e gazetareve, sikunder perçmoi censuren e disa pronareve dhe ndaj drejtuesve te Unionit qe perhere denoncojne gjendjen e rende dhe shkeljen e te drejtave te gazetareve ne marredheniet e punes.
Kryetarja e jurise se konkursit ” Vangjush Gambeta 2020″, gazetarja Entela Bajrami shpalli fituesit e edicionit per kete vit te cilet jane:
1. Luljeta Progni
2. Ornela Manjani
3. Destan Jonuzi, (Maqedoni e Veriut)
4. Lulzim Ahmeti (Kosove)
Nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i UGSH, Xhovan Shyti dhe Anila Basha si dhe perfaqesuesi i JTI Perparim Tusha ndane çertifikatat dhe trofete e çmimeve pasuese.
Çmimin vjetor ” Reporteri i Vitit” e mori gazetari televiziv Erion Skendaj si reporteri qe me kurajo dhe qendrueshmeri raportoi pergjate ketij viti situaten e pandemise duke imponuar reagime dhe perballje me institucione te shendetit publik.
Çmimi “Raportimi me i mire i vitit” u mor nga gazetari Julian Kasapi, i cili solli imazhe dhe reagime nga realiteti ne kampin sirian si dhe kontribuoi ne kthimin ne atdhe te femijeve te mbetur prej kohesh ne ate terren te tmerrshem.
Çmimet ” Karriera” per vitin 2020 u ndane per gazetaret e njohur Robert Goro dhe Enver Robelli, per kontributin e tyre shumevjeçar ne gazetarine shqiptare, dhe punen e palodhur dhe plot cilesi, per nje spekter te gjere mediash kombetare dhe nderkombetare. Me mundin dhe cilesite e tyre profesionale pergjate nje udhetimi disa dekadesh, koleget Goro dhe Robelli ia kane dale te behen opinionberes te fuqishem dhe me ndikim ne audiencat, kombetate, nderkombetare dhe sidomos ne ato rajonale.
Koleget qe moren çmimet, ne fjalen e tyre vleresuan kete tradite nderimi per punen e gazetareve ne pergjithesi dhe falenderuan jurine dhe Unionin si organizata qe çmon kontributin e kolegeve prej vitesh.
Duke mbyllur aktivitetin kreu i UGSH-ae Çipa, shprehu keqardhjen qe situata e pandemise e ndryshoi axhenden e pergatitur per kremtimin e 15 vjetorit te UGSH, duke shpresuar se diktatura e pandemise do te bjere shpejt dhe UGSH duke bashkuar gjithe anetaresine dhe strukturat do te mundesoje nje kremtim dhe nderim per kontribuesit e vet te palodhur.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + fifteen =