Home / Kryesore / UGSH kremton 15 vjetorin e themelimit, shpall konkursin për çmimet për gazetarinë ekonomike

UGSH kremton 15 vjetorin e themelimit, shpall konkursin për çmimet për gazetarinë ekonomike

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2020”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar, përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:

– Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”
-Një çmim “Reporteri i vitit”
-Vlerësime për 15 vite UGSH-

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com

Veprimtaria e ndarjes se çmimeve vjetore te UGSH do te zhvillohet ne daten 13 nentor 2020, ne Tiranë.
Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë.

Check Also

Horoskopi për ditën e premte, 30 tetor 2020

Dashi Edhe pse Mërkuri pozitiv është tashmë plotësisht në shenjë, duket se stresi i akumuluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =