Home / Aktualitet / UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020
Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes Shqiperise dhe Kosoves ne nivele ndershteterore. Vlereson projektin per arritjen e 15 marreveshjeve ne mbledhjen e radhes te njoftuar per t’u zhvilluar ne kete fundjave mes dy kabineteve qeveritare. Por ne menyre te veçante do te inkurajonim ate pjese te marreveshjes per krijimin e nje Fondi te Perbashket per Perkrahje te shqiptareve te Lugines se Presheves.
Unioni i Gazetareve Shqiptare, me kete rast u sugjeron dy qeverive, perkatesisht te Shqiperise dhe Kosoves qe ne kete draft-marreveshje te perfshijne edhe ndihmesen dhe kontributin, konform legjilsacionit vendas dhe nderkombetar, per forcimin dhe tejkalimin e mbijeteses se mediave te njohura dhe me ndikim, ne Luginen e Presheves. Media te tilla si RTV Presheva apo RTV Spekter, te cilat jane mediat me me ndikim dhe histori kontributesh te gazetareve te Lugines nder dekada, meritojne te ndihmohen dhe te inkurajohen per misionin informues dhe pasqyrimin e trashegimise, mbrojtjen e identitetit dhe te gjuhes kombetare. Ndihma ekzistenciale per keto media, me shume se kurre sot, eshte nje imperativ. Kjo nuk eshte thjesht ndihme, por nje shkembim sherbimesh per Zyren e Bashkepunimit, Fondin e Perbashket dhe informim rreth gjithe veprimtarive qe parashikohen ne programin e perbashket te te dy qeverive per Luginen e Presheves.
Unioni i Gazetareve Shqiptare apelon prane dy qeverive dhe konkretisht prane dy kryeministrave, zotit Edi Rama dhe Abdullah Hoti, qe diten e premte ne takimin e dy kabineteve qeveritare ta perfshijne edhe kete kerkese ne emer te nevojes per te mbijetuar nje spekter mediash shqiptare, ne kete zone te mbetur si minoritet brenda territorit administrativ te Serbise.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Check Also

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, sa do arrijnë temperaturat

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − 3 =