Home / Aktualitet / UEFA heq kufizimet për tifozët, futbolli botëror i kthehet normalitetit

UEFA heq kufizimet për tifozët, futbolli botëror i kthehet normalitetit

Më në fund ka një lajm të mirë nga qeveria europiane e futbollit. Së shpejti do të hapen stadiumet në të gjitha vendet dhe tifozët do të mund t’i shohin ndeshjet e skuadrave të zemrës nga “tempujt” e futbollit. Vendimin e saj UEFA e mori nëpërmjet Komitetit Ekzekutiv, një lëvizje që vjen si pasojë e presionit të madh të ushtruar në shumë vende të kontinentit të vjetër nga grupet e tifozerive që duan të shohin ndeshjet në stadiume. Jo vetëm kaq, por duket se vendimi është nxitur nga rëniet e numrit të vdekjeve në tërësi në shumicën e vendeve europiane si pasojë e aplikimit të vaksinimit masiv. Natyrisht, ka ende vend për panik, pasi në disa vende numri i infektimeve me koronavirus është i lartë, por UEFA ka pasur parasysh sezonin e ardhshëm për lejimin e tifozëve në impiante.

Kuptohet, aktualisht, disa vende lejojnë deri në 30% të kapaciteteve të stadiumeve,shifër që për tifozët ka krijuar pakënaqësi. Në fakt, ishte Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, nga grumbullimi i Kombëtares në San Marino, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila si zakonisht vitin e fundit u zhvillua përmes video-konferencës. Në këtë mbledhje u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të futbollit europian, ndikuar nga pandemia Covid-19, për të ndihmuar futbollin drejt kthimit në normalitet. Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë impakt të menjëhershëm në futbollin europian, siç është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit.

Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvendësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e “Play off”-it të UEFA Nations League në mars 2022.

Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anulimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raundin kualifikues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =