Një avion pasagjerësh Boeing 737, që mbante 50 pasagjerë është zhdukur mbi det pasi ra nga 10,000 metra lartësi, menjëherë pas ngritjes nga Xhakarta, pretendojnë raportet.
Gjithçka ndodhi rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, njoftojnë mediat lokale. Sëfundmi, ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesë të avionit në det, në zonën ku humbi gjurmët, gjë që konfirmon rrëzimin e tij.
Breaking News ⚠️
Sources confirms the crash of the plane…and the rescue team find parts of the plane.#SJ182 pic.twitter.com/Nq0Va6FSeZ
— Aviation For Aviators (@Aviaforaviators) January 9, 2021
Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se Fluturimi SJ182 “humbi më shumë se 3 000 metra lartësi, rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta”.
Avioni është një Boeing 737 29-vjeçar, sipas detajeve të regjistrimit, raporton Reuters.
Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin para se të bëjë ndonjë deklaratë. /abcnews.al