Home / Aktualitet / U vaksinua së bashku me mjekët, shkarkohet sekretari i spitalit të Ohrit

U vaksinua së bashku me mjekët, shkarkohet sekretari i spitalit të Ohrit

Drejtori i Spitalit të Ohrit do të shkarkojë këtë të hënë sekretarin e spitalit pasi është vaksinuar në kundërshtim me ‘Planin Nacional të Vaksinimit’.

“Ministria e Shëndetësisë dënon çdo keqpërdorim dhe shkelje të grupeve prioritare që janë përfshirë në tre fazat e para të imunizimit me kovid.”, tha MSH.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut reagoi pas denoncimit të gazetarëve dhe personave publikë, duke thënë se do të dënojë çdo person që shkel apo keqpërdor planin e vaksinimit.

Kujtojmë se për momentin në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur dhe 4.800 vaksina të cilat parashikohen të shpërndahen vetëm për mjekët. Ndërkohë javën e kaluar ka filluar dhe procesi i vaksinimit me një ritëm prej rreth 200 mjekësh në ditë.

Ndërsa Shkupi zyrtar prêt dhe rreth 200 mijë vaksina nga Kina dhe disa mijëra të tjera nga Serbia, gjithashtu qeveria vendase është shprehur e gatshme të marrë dhe 100 mijë doza të tjera nga Rusia.

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 12 =