Home / Aktualitet / U tha se u vetëvra, ja çfarë zbuloi ekspertiza për ish-shefin e Antidrogës

U tha se u vetëvra, ja çfarë zbuloi ekspertiza për ish-shefin e Antidrogës

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore e trupit të pajetë të ish-shefit të antidrogës, Rudolf Elezoviç. Policia dhe autoritetet malazeze bëjnë me dije se ai është qëlluar me plumb në kokë, rreth 10 ditë më parë.

Hetuesit e çcështjes dyshojnë se ai është vrarë në një vend tjetër, dhe më pas për të humbur gjurmët është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit. Policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit apo ndonjë gëzhojë.

Fillimisht u dyshuar se Elezoviç ishte vetëvrarë, por pas hetimeve dhe kqyrjes së plagës, u arrit në konkluzionin se ai ishte ekzekutuar. Një bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se Elezoviç bashkëpunonte me trafikantët duke i lejuar ata të kryenin aktivitetin kundrejt shpërblimeve në të holla.

Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune. Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Check Also

Korrupsion, trafik droge dhe ngacmim seksual/ 29 efektivë të policisë nën akuzë për vitin 2021

29 raste të procedimeve ose arrestimeve të punonjësve të Policisë, përfshirë atyre të rëndit, SHÇBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 18 =