Home / Bota / U tha se ishte çelësi kundër virusit/ Trajtimi me plazmë të pacientëve të shëruar nga Covid-19 “dështon”

U tha se ishte çelësi kundër virusit/ Trajtimi me plazmë të pacientëve të shëruar nga Covid-19 “dështon”

Një panel i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-ve thotë se nuk ka prova për të mbështetur përdorimin e plazmës rikuperuese për të trajtuar pacientët me coronavirus. Gjithashtu mjekët nuk duhet ta trajtojnë atë si një terapi kryesore derisa të bëhen më shumë studime, raporton CNN.

“Ka të dhëna të pamjaftueshme për të rekomanduar pro ose kundër përdorimit të plazmës rikuperuese për trajtimin e COVID-19”, thotë paneli që kishte shumë ekspertë, transmeton Telegrafi.

“Plazma konvaleshente nuk duhet të konsiderohet si kura kryesore për trajtimin e pacientëve me COVID-19″, shtoi komiteti, i cili vlerëson trajtimet për coronavirusin.

“Provat e rastësishme të mundshme, të kontrolluara mirë, me fuqi adekuate janë të nevojshme për të përcaktuar nëse plazma rikuperuese është efektive dhe e sigurt për trajtimin e COVID-19”, shtuan ata.

Kujtojmë se javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim të përdorimit emergjent të plazmës së rimëkëmbjes gjersa presidenti, Donald Trump deklaroi se ky ishte një përparim historik në luftën kundër pandemisë globale.

Paneli NIH, i udhëhequr nga Dr. Clifford Lane, i cili drejton kërkimet në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive; Dr. Roy Gulick, shefi i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Kolegjin Mjekësor Ëeill të Universitetit Cornell; dhe Dr. Henry Masur, shefi i Departamentit të Kujdesit Kritik në NIH, thanë se duhen shumë më shumë kërkime nëse trajtimi funksionon. Të dhënat e botuara deri më tani nuk tregojnë vërtet nëse i ndihmon pacientët.

Plus, pacientët e ndryshëm kanë nivele të ndryshme të antitrupave, kështu që trajtimi është shumë i ndryshueshëm.

 

Check Also

Do të vijë Festa e Përqafimit

Natasha LAKO- Nuk jam une qe po kujtoj diktaturen.As po ma kujton Covid 19. Eshte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − nine =