Home / Aktualitet / U tha se dështoi në Shqipëri, por Ministria e Jashtme i dha tender kompanisë së Ndragheta-s më 22 dhjetor

U tha se dështoi në Shqipëri, por Ministria e Jashtme i dha tender kompanisë së Ndragheta-s më 22 dhjetor

Lidhur me skandalin e fundiit të përgjimeve nga anti-mafia italiane për Ndragetën, u deklarua nga eksponentët më të lartë të qeverisë, përfshi edhe kryeminstrin Edi Rama, se Ndrageta dështoi në vendin tonë me dyqanin që hapën.
Të kundërtën e deklaratave tregojnë faktet. Qeveria shqiptare, ndryshe nga ç’deklaroi në lidhje me klanin “Ndangheta”, ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi”, Antonio Gallo ka hapur në zemër të ish-Bllokut në Tiranë.
Dokumenti i siguruar nga Thesari i Shtetit, shihet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.
Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439.
Marrja e porosisë është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021.
Ky dokument tregon se grupi “Ndragheta”, ka pasur dhe vazhdon të ketë aktivitet në Tiranë, ndryshe nga deklaratat se ajo ka dështuar./Diplomacia

 

 

No photo description available.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 1 =