Home / Aktualitet / U shtrua në spital pasi prej ditësh ishte prekur me Covid-19, reagon Etrit Berisha

U shtrua në spital pasi prej ditësh ishte prekur me Covid-19, reagon Etrit Berisha

Bota e futbollit është shqetësuar për kushtet e portierit të  Kombëtares Shqiptare dhe të Spal-it, Etrit Berisha.

Portieri shqiptar, në fakt, siç komunikoi klubi emilian, u shtrua në spital për ndjekje mjekesore, pas situatës së përkqequar të shëndetit të tij.

Siç raportohet, “Gardiani” i kombëtares shqiptare ka qenë pozitiv me Koronavirusin që nga 27 nëntori, ndërkohë që sot ka bërë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në ‘inst-story’ futbollisti i Spal ka shkruar: “Përshëndetje të gjithëve. Desha t’ju informoj se kontrollet që kam pasur dje kanë shkuar gjithçka mirë, Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Shihemi së shpejti”, shkruan Berisha në “Instagram”.

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 1 =