Home / Aktualitet / U shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me zemrën, Gjykata merr vendimin për Ardian Çapja

U shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me zemrën, Gjykata merr vendimin për Ardian Çapja

Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg Ardian Çapjas, i cili gjendet në ambientet e QSUT-së, pas problemeve me zemrën.

Seanca ndaj 53-vjeçarit është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që edhe dy prokurorët e Elbasanit që kërkuan arrestimin e tij, ruhen nga forca të policisë, pasi kanë deklaruar se iu rrezikohet jeta.

Ardian Çapja u arrestua disa ditë më parë si porositës i vrasjes së babë e birë Gentian e Nezir Beqiri, ndërkohë që në kërkim u shpall vëllai i tij Florenc Çapja.

Një ditë pas arrestimit, Çapja u dërgua në QSUT, pas problemeve me zemrën. Për vrasjen e kryer vite më parë në pranga janë edhe Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Doko, ndersa në kërkim Florënc Çapja.

Dosja e vrasjes së dyfishtë në 2012, u rihap në 2018, kohë kur prokuroria ka tentuar të bëj bashkëpunëtor Ervis Bardhin. Ky i fundit është vetëdorëzuar rreth 1 vit më parë duke treguar se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Olsi Lekun për llogari të Çapjave. Këta të fundit i kanë dhënë 50 mijë euro në vitin 2014 për vrasjen.

Kjo dëshmi është konsideruar e besueshme nga Prokuroria, e cila ka ngritur akuzë zyrtare për Ardian e Florenc Çapjen.

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − one =