Home / Aktualitet / U shtir si infermiere dhe i zhvati miliona familjarëve të të infektuarve me Covid, del nga burgu “Tirja”

U shtir si infermiere dhe i zhvati miliona familjarëve të të infektuarve me Covid, del nga burgu “Tirja”

Gjykata ka lënë të lirë këtë të premte sanitaren, Tire Alldervishi,  të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ , e cila u vu në pranga nën akuzën për korrupsion.  Mësohet se ndaj saj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Tire Alldervishi, sanitare u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra.

Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te “Shefet Ndroqi” kallëzoi në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por më pas rezultoi se ajo e la edhe pa ngrënë

Check Also

Situata me zjarret në Gjirokastër përshkallëzohet më tej, niset me urgjencë në spital një ushtar

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × five =