Home / Aktualitet / U shpall i vdekur, zgjohet nga koma adoleshenti pak para se t’i hiqnin organet

U shpall i vdekur, zgjohet nga koma adoleshenti pak para se t’i hiqnin organet

Një ngjarje e çuditshme dhe jo shumë e zakontë i ka ndodhur një adoleshenti i cili u deklarua i vdekur pasi ishte përplasur nga një furgon. Por në momentin që mjekët po i hiqnin organet ai filloi të marrë frymë dhe të reagojë.

Lewis Roberts u përplas nga një furgon në qytetin e tij të Leek dhe u dërgua në spital ku ai iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi mori dëmtime shumë të mëdha në kokë. Mediat e huaja kanë raportuar se katër ditë pas aksidentit, mjekët i dhanë lajmin familjes se asgjë nuk mund të bëhej më shumë pasi ai fatkeqësisht kishte pësuar një vdekje klinike dhe kishte ndërruar jetë.

Pasi i dhanë lamtumirën familja ra dakord që organet e tij të dhuroheshin për të ndihmuar jetën e shtatë njerëzve të tjerë. Por mrekullia ndodhi në momentin që ai po bëhej gati për operacionin, pasi Lewis filloi të merrte frymë përsëri. Pas kësaj Lewis ka vazhduar të përparojë. Ai ka filluar të reagojë ndaj testeve të dhimbjes, duke lëvizur gjymtyrët e tij, kokën, gojën edhe sytë.

Mjekët po bëheshin gati t’i hiqnin organet/ Zgjohet i riu

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 4 =