Home / Aktualitet / U shpall i vdekur, djali nis të marrë frymë përpara se t’i hiqeshin organet dhe të dhuroheshin

U shpall i vdekur, djali nis të marrë frymë përpara se t’i hiqeshin organet dhe të dhuroheshin

Një adoleshent i cili u shpall i vdekur pasi u godit nga një furgon ka filluar të marrë frymë, vetëm disa orë para se organet e tij të dhuroheshin.

Lewis Roberts, 18 vjeç, filloi të zgjohej dhe të mbyllte syrin pasi të afërmve të tij të pikëlluar iu tha se ai kishte vdekur, në një aksident në Leek, Staffordshire të Britanisë.

Disa orë para se të vendosej të nënshtrohej një operacioni për të dhuruar organet e tij, adoleshenti filloi të marrë frymë, pavarësisht se kishte “shans zero”.

Dy javë më parë, ish-nxënësi i Shkollës së Mesme të Leek, nga Blackshaë Moor, Staffordshire, duket se kishte humbur luftën e tij për jetën në Spitalin Universitar Royal Stoke.

Lewis u rrëzua pasditen e së shtunës, 13 Mars dhe u dërgua në spital nga ambulanca ajrore.

Check Also

Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, 2 të rinj godasin me sende të forta një person

Një sherr mes disa personave ka ndodhur te Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =