Home / Aktualitet / U shërua dhe u kthye në zyrë, Hoti: “Shqetësuese, ka akoma qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston!”

U shërua dhe u kthye në zyrë, Hoti: “Shqetësuese, ka akoma qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston!”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas shërimit nga koronavirusi është kthyer sot në zyrën e tij.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka folur për përvojën e tij gjatë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Hoti ka thënë se është shqetësuese që ka ende kosovarë që nuk besojnë se virusi ekziston.

“Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se është i vendosur më shumë se kurrë që të shtyjë përpara agjendën e qeverisë së Kosovës, dhe t’u qëndrojë pranë qytetarëve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Postimi i plotë:

Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.

Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Check Also

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + fifteen =