Home / Aktualitet / U qëllua për vdekje nga polici, Edi Rama viziton familjen e Klodian Rasha

U qëllua për vdekje nga polici, Edi Rama viziton familjen e Klodian Rasha

Kryeministri Edi Rama viziton familjen e të riut Klodian Rasha. 25 vjeçari u qëllua për vdekje nga një efektiv i Shqiponjave, në orët e para të 8 dhjetorit 2020, pranë shtëpisë së tij në rrugën “Dritan Hoxha”.

Nga Kryeministria nuk ka dijeni për ndonjë arsye të veçantë të kësaj vizite, ndërsa Fax Neës shkruan se Rama ka mbërritur mesditën e sotme në shtëpinë e familjes Rasha.

Kjo është hera e katërt që kryeministri shkon në shtëpinë e 25 vjeçarit që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se Klodian Rasha nuk kishte pistoletë kur po ndiqej nga Policia.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eight =