Ka ndërruar jetë qytetari që u gjet i plagosur me armë zjarri këtë mëngjes në kryeqytet. Sipas informacioneve viktima është identifikuar si Behar Sulo, rreth 50-vjeç. Ai u qëllua me dy plumba ndërsa ndërroi jetë në spital.
Dyshohet se ai është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna
Ndërkohë forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Opinion.al