Home / Aktualitet / U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon falje publike: Nuk jam shembull…

U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon falje publike: Nuk jam shembull…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero mori çmimin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit pak ditë më parë.

Ajo që bëri përshtypje ishte fakti se ai u pa duke u përqafuar me njerëzit, duke harruar kështu koronavirusin.

Pipero u prit me lule nga miqtë e tij, kolegët dhe familjarët. Puthjet dhe përqafimet me njerëzit shkaktuan një reagim të fortë dhe u bënë virale në rrjetet sociale.

Ndërkohë në report Tv mjeku Pipero ka kërkuar ndjesë publike në lidhje me ‘gafën’ dhe sugjeroi se është një shembull që nuk duhet ndjekur.

“Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur. Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur,” tha Pipero.

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 7 =