Home / Aktualitet / U procedua si organizatore e protestës në Shkodër, reagon Voltana Ademi

U procedua si organizatore e protestës në Shkodër, reagon Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është proceduar penalisht si organizatore e protestës së dhunshme ditën e djeshme së bashku me 45 persona të tjerë.

Ademi në një komunikim me gazetarët është shprehur se ajo nuk ka qenë organizatore, por ka marrë pjesë në marshim.

Ajo është shprehur se akuzon Policinë e Shtetit për mosreagim, pasi nuk erdhën në kohë kur është telefonuar, sipas saj ky fakt tregon që është hakmarrje ndaj bashkisë.

“Sot më shtohet më shumë dyshimi dhe vëmendja për atë që ishte ngjarja e shëmtuar dje në Shkodër. Protesta paqësore është një e drejtë civile për të gjithë. Populli do reagojë gjithmonë për këto padrejtësi. Protesta bëhen shpesh në Shkodër. Vetëm 1 javë më parë kemi pasur një protestë për vendosjen e kufizimit të orarit. Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga posta tek 2 prilli. Detyra e policisë së shtetit është të mbrojë institucionet dhe qytetarët. Një kërkesë jo vetëm e imja por e të gjithë personave që kanë denoncuar dhunën e ushtruar duhet një reagim legjitim. Unë do ju bëj me dije dhe kamerat e qytetit të Shkodrës. Do jem një dëshmi për akuzën që kam ndaj Policisë së Shtetit. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë. PD kur organizon protesta, ne kemi dhënë shembullin, ne jemi gjithmonë korrekt. As në periudhën më të errët nuk kemi bërë protesta të tjera. Regjistrimi pranë numrit 129 mund të bëhet publik. Unë jam qytetarja e parë e Shkodrës. Marr pjesë në të gjithë lëvizjet që mendoj se është e drejtë. Unë jam nga ato që kam denoncuar e para. Institucionet janë ato që na mbajnë rregull në qytet. Mosreagimi është i padenjë. Policia bashkiake ka qenë 24 orë në punë për veprime jo të rregullta që nuk kanë lidhje me qytetarinë. Unë mund tju jap të kamerat e regjistrimit” , tha Ademi.

Check Also

Qeveria hap digat, nisin përmbytjet në Durrës(FOTO)

Shumë banorë janë të izoluar nga reshjet e shumta të shiut nga mbrëmja e së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + twelve =