Ish-drejtori i OFL-së Artan Shkembi i cili u pezullua nga detyra ka ankimuar vendimin e dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, pas dyshimeve se ka dekonspiruar aksione ndërkombëtare.
Sipas avokatit Artan Broci, vendimi i Shkallës së Parë i Gjykatës së Posaçme është i parsyetuar, dhe se Shkembi duhet të qendrojë në detyrë pavarësisht hetimeve. Broci deklaron se qëndrimi i tij në detyrë nuk rrezikon prishjen e provave pasi ato tashmë janë administruar nga SPAK.
Kujtojmë se kanë qenë hetues gjermanë ata që kanë ngritur dyshime se Shkëmbi ka informuar dy subjekte të OFL-së që të ishin të kujdesshëm, pasi ndaj tyre ishin duke e kryer hetime ndërsa vetë Shkembi i ka mohuar këto akuza./CNA.al